Rubin Hebaj në prezantim

ZYRTARE/ Shqiptari i parë në këtë kampionat, Rubin Hebaj me skuadër të re

16 Shkurt 2023, 10:27| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 10:28

  • Share

Rubin Hebaj bëhet futbollisti i parë shqiptar që do luajë në ligën elitare të Uzbekistanit. Shkodrani ka firmosur me Andijon Football Club dhe për dy sezone do jetë pjesë e këtij ekipi. 24-vjeçari në 5 janar të këtij viti shkëputi marrëveshjen me Teutën dhe Superligë, duke u transferuar sërish jashtë vendit.

Në karrierën e tij, Hebaj ka luajtur me klube si: Vllaznia, Domzale, Partizani, Vorskla Poltava apo edhe Shkëndija. Pas firmës me ekipin e ri, Hebaj do kërkojë që të rikthehet në formën e disa viteve më parë.

Pjesë e grupmoshave të Shqipërisë, Hebaj ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar dy gola me Kombëtaren U-21. Me vlerë 350 mijë euro në treg, sulmuesi kaloi në Uzbekistan si transfer i lirë pas shkëputjes së kontratës me Teutën.

Kampionati në Uzbekisatn ende nuk ka nisur, me Hebaj që është vendosur në dispozicion të trajnerit pas testeve mjekësore dhe firmës në kontratë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?