Massanga Matondo me fanellën e kuqe

Shtylla e ekipit, mesfushori largohet nga Partizani! Destinacioni i ri jashtë Shqipërisë

12 Qershor 2023, 15:03| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 12:05

  • Share

Massanga Matondo nuk është më futbollist i Partizani. Mesfushori ka lajmëruar në kanalet e komunikimit largimin, duke falenderuar tifozët. Edhe pse 23-vjeçari nga Kongo ka një tjetër vit kontratë me Partizanin, duket se të kuqtë do "mbushin arkat" pasi për të interesi është nga Turqia.

“Faleminderit për gjithçka (tifozët e Partizanit). Gjithmonë në zemrën tim”, shkruan mesfushori në kanalet e komunikimit. Në janarin e 2022, Matondo u bashkua me Partizanin nga Otoho në Kongo, duke treguar për një sezon e gjysmë se është lider në mbrojtje.

Sezonin e fundit, 23-vjeçari ishte shtylla e mesit të fushës dhe ndihmoi Partizanin që të fitonte titullin kampion në Superligë, duke luajtur në 30 takime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?