Sokol Haxhia

Sport

Zyrtare/ Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i Partizanit, ish-futbollisti rikthehet në shtëpi

29 Mars, 21:45| Përditesimi: 29 Mars, 21:53

  • Share

TIRANË - Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar mbrëmjen e 29 marsit se Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i të kuqve.

"Sokol Haxhia është zyrtarisht Drejtori Teknik i FK Partizanit. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim. Haxhia sot ka filluar punën së bashku me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e Skautimit Altin Ferat për forcimin jo vetëm të ekipit të parë të Partizanit, por edhe të ekipit B dhe Akademisë tonë", njoftojnë "Demat".

Haxhia është i njohur edhe në Itali ku ka pasur në menaxhim disa emra të rëndësishëm. Erjon Bogdani, Klodian Duro, Gjergji Muzaka, Isli Hidi, Migen Memelli apo edhe Ervin Bulku kanë qenë pjesë e kompanisë së tij të menaxhimeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?