Ivan Balliu

Sport

Zyrtare/ Spanjolli që i tha ‘po’ Kombëtares, Ivan Balliu rinovon me Rayo Vallecanon në La Liga

28 Shkurt, 09:57| Përditesimi: 28 Shkurt, 10:00

  • Share

Mbrojtësi Ivan Balliu ka vendosur të rinovojë kontratën me Rayo Vallecanon në La Ligan spanjolle të futbollit. Ka qenë vetë klubi madrilen që ka njoftuar se për të paktën edhe dy sezone 33-vjeçari do jetë pjesë e tyre.

Balliu, i cili ka humbur rëndësinë në formacionin e Inigo Perez këtë sezon, mbërriti në verën e vitit 2021 nga Almeria. Që atëherë, Balliu u bë ‘pronar’ i pozicionit të mbrojtësit të djathtë të skuadrës deri në këtë sezon, ku Andrei Ratiu ka fituar terren.

Megjithatë aftësitë e tij nuk diskutohen dhe klubi i besoi kontratën e re deri në verën e 2027.

Pak histori

Ivan Balliu në vitin 2017 veshi për herë të parë fanellën e kombëtares shqiptare dhe debutimin e bëri kundër Spanjës. Një emocion i veçantë për Balliun ishte debutimi kundër vendit të tij të lindjes, pasi ai ka lindur në Katalonjë, aty ku familja e tij jeton, ndërsa theksojmë se babai i tij ishte kryebashkian i Caldes de Malavella.

Prej 2017 ai ka luajtur 17 ndeshje me Kombëtaren kuqezi, teksa është futbollist i shkollës së Barcelonës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?