Superkupa e Italisë

Sport

Zyrtare/ Superkupa e Italisë mbetet në Riad, formati me katër ekipe! Mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste

18 Shtator, 15:12| Përditesimi: 18 Shtator, 15:13

  • Share

Superkupa e Italisë do të zhvillohet përsëri në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Vendimi është zyrtarizuar nga Lega Serie A, duke konfirmuar se edhe këtë edicion kompeticioni do të mbahet me formatin e ri me katër skuadra.

Pas diskutimeve për një zhvendosje të mundshme në Jeddah, autoritetet sportive italiane dhe organizatorët sauditë kanë zgjedhur që për të dytin vit radhazi trofeu të vendoset në Riad. Gjysmëfinalet do të luhen më 18 dhe 19 dhjetor 2025, ndërsa finalja më 22 dhjetor 2025.

Në garë për Superkupën e Italisë do të jenë:

Napoli (kampion i Serie A 2024-25)

Bologna (fitues i Kupës së Italisë 2024-25)

Inter (vend i dytë në Serie A)

Milan (finalist i Kupës së Italisë)

Sipas shortit, gjysmëfinalja e parë do të jetë Napoli - Milan (18 dhjetor), ndërsa gjysmëfinalja e dytë Bologna - Inter (19 dhjetor). Fituesit do të përballen në finalen e madhe më 22 dhjetor, ku do të mësohet kush do të ngrejë trofeun e Superkupës së Italisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?