Christian Mba gjatë prezantimit me Partizanin dhe drejtori Marini

ZYRTARE/ Superliga kthehet në biznes, Partizani paguan 180 mijë euro për zëvendësuesin e Skukës

29 Janar 2023, 17:53| Përditesimi: 29 Janar 2023, 18:35

  • Share

Superliga shqiptare më në fund po fillon të marrë trajtën e biznesit, me klubet që kanë filluar të blejnë dhe shesin lojtarë në merkato. Diçka të tillë më së miri po e aplikon Partizani, me "Demat" që fituan 1.4 milionë euro nga transferimi i Xhuliano Skukës te Metz në Francë.

Veç sulmuesit dibran, të kuqtë shitën për 150 mijë euro edhe Bitrin në Çeki, duke arkëtuar një shumë të konsiderueshme. Tanimë Partizani po investon për të gjetur një bomber në sulm dhe Christian Mba është afrimi i radhës për "Demat" për shifrën e 180 mijë eurove dhe me kontratë tre vite e gjysmë me të drejtë rinovimi.

Nëse dritaret e merkatove ishin vetëm për shkëmbime lojtarësh falas, tanimë drejtuesit e klubeve në Shqipëri po shohin se edhe nga futbolli ynë mund të dalin talente, që përkthehen në të ardhura për klubet.

"FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepca 89'. 23 vjeçari nga nigeria ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysëm me opsion edhe për një tjetër vit", njofton Partizani.

Në 18 ndeshje këtë sezon me Trepçën '89 në Kosovë, Mba ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar pesë herë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?