Taulant Seferi

Zyrtare/ Taulant Seferi firmos në Superligën turke të futbollit për 3 sezone

30 Gusht, 18:15| Përditesimi: 30 Gusht, 18:20

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi ka firmosur për Bodrum FK në Superligën turke të futbollit. 27-vjeçari ka lënë Vorskla Poltava në Ukrainë dhe për tre sezone do jetë pjesë e ekipit turk, i cili ka paguar 1.5 milionë euro te ukrainasit.

Pas një sezoni në Ukrainë dhe një në Emiratet e Bashkuara me FC Baniyas, Seferi rikthet në një kampionat të fortë. I dalë nga moshat e Rabotnickit, Seferi ra në sy te Young Boys, ku luajti në Zvicër para se të shkëlqente te Tirana për dy sezone dhe në 2022 kaloi te Vorskla për 500 mijë euro.

Me Kombëtaren Seferi ka luajtur 21 ndeshje dhe ka shënuar tre gola, duke qenë pjesë edhe e Euro 2024. Në grumbullimin e fundit për Nations League, Sylvinho preferoi të merrte emra të rinj në sulm, duke lënë jashtë sulmuesin nga Kumanova.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?