Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen

23 Korrik, 18:19| Përditesimi: 23 Korrik, 18:33

  • Share

Ecuria e aktivitetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në këtë 6-mujor të parë të këtij viti, vështirësitë e hasura në trajtimin e rasteve madhore, bashkëpunimi i vazhdueshëm me programin ICITAP dhe prioritetet e agjencisë në vazhdim, kanë qenë në fokus të takimit ditën e sotme, mes drejtorit të Përgjithshëm të AMP dhe zyrtarëve të Ambasadës së SHBA.

Në fjalën e tij, Sulejmani shprehur mirnjohje për mbështetjen edhënë nga ana e SHBA, nga takimi ku priti në takim Shefen e Zyrës së Sigurisë, por aktualisht edhe zv. Shefe e Misionit (e komanduar), e Ambasadës së SHBA, Kathryn Hammond, e shoqëruar nga Atasheu për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit dhe njëkohësisht përfaqësues i programit ICITAP, Richard Deasy dhe Këshilltari i Lartë për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Rick Bates.

“Rezultatet e deritanishme janë më të mirat se çdo vit paraardhës, krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo falë punës së vazhdueshme për të rritur besimin e qytetarëve dhe sigurisht falë mbështetjes së pakursyer të Ministrit të Brendshëm.

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen ndaj qeverisë së SHBA, e cila nëpërmjet programit ICITAP dhe agjencive ligjzbatuese amerikane ka dhënë asistencën e saj që në fazat e hershme të përshtatjes së legjislacionit, rritjen e kapaciteteve teknologjike, fushatat promovuese dhe trajnimet profesionale të stafit”, u shpreh Sulejmani.

Në fjalën e saj, znj. Hammond përgëzoi drejtuesin e agjencisë për frymën bashkëpunuese ndaj partnerëve amerikanë dhe përqafimit të metodave moderne të lidershipit, duke theksuar se rezultatet e arritura në funksion të përmbushjes së misionit për mbikëqyrjen civile, trajtimin e shkeljeve të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?