ilustruese

Bota

202 të vrarë në Gaza në 48 orë, mbi 1 mijë të plagosur

21 Qershor, 14:58| Përditesimi: 21 Qershor, 15:16

  • Share

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se sulmet izraelite kanë vrarë 202 persona në Gaza brenda 48 orëve të fundit, duke shtuar se 1,037 të tjerë janë plagosur. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, 450 banorë të Gazës janë vrarë deri më tani pranë vendeve të shpërndarjes së ndihmave dhe të paktën 3,466 të tjerë janë plagosur. Numri i viktimave që nga përfundimi i armëpushimit në mars është rritur në 5,599 të vdekur dhe 19,097 të plagosur. Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 55,908 dhe 131,138 të plagosur. Shifrat raportohen nga gazeta izraelite Hareetz.


Lajmi kryesor:

Sulmet Izrael- Iran/ Teherani: E rrezikshme për të gjithë, nëse Amerika hyn në luftë! Media: Takimi sekret midis SHBA-së dhe Iranit në Stamboll është anuluar


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?