Victor Da Silva

Sport

Zyrtare/ Te Vllaznia dështoi në testet mjekësore, Victor Da Silva prezantohet te Bylisi

5 Shkurt, 13:08| Përditesimi: 5 Shkurt, 13:10

  • Share

BALLSH - Pak minuta para ndeshjes kundër Egnatias (sot 13:30), e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Bylisi ka prezantuar Victor Da Silvën. Sulmuesi anësor nuk është një emër i panjohur në vendin tonë, pasi më herët ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Partizanit.  

"FK Bylis zyrtarizon dhe prezanton brazilianin Viktor Da Silva. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është një emër i panjohur, pasi më parë ka luajtur me klubet e Vllaznisë dhe Partizanit në Superioren tonë, duke lënë gjurmë dhe spikatur me performancën dhe golat e tij.

Braziliani Da Silva është vënë nën urdhërat e stafit tenik dhe pritet që të jetë një forcë më shumë në organikën e skuadrës sonë dhe do të jetë gati që në sfidën e sotme ndaj Egnatias", njofton Bylis.

Braziliani kërkoi disa javë më parë të rikthehej te Vllaznia dhe gjithçka ishte dakordësuar, por dështoi në testet mjekësore dhe në Shkodër hezituan të firmosnin me të.

Da Silva, tanimë 30-vjeçar njihet për aktivizimin te Chievo, Pescara, Brescia, Perugia apo Verona në Itali.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?