Theo Hernandez prezantohet te Al Hilal

Sport

Zyrtare/ Theo Hernandez transferohet te Al Hilal, largohet pas 6 vitesh nga Milani

11 Korrik, 13:24| Përditesimi: 11 Korrik, 13:26

  • Share

Theo Hernandez nuk është më lojtar i Milanit. Mbrojtësi francez është zyrtarisht pjesë e Al Hilal, kjo pas konfirmimit nga të dyja klubet për përfundimin e transferimit. Te klubi nga Arabia Saudite, Theo gjen si trajner rivalin e tij te Interi, Simone Inzaghi.

“AC Milan njofton transferimin e përhershëm të lojtarit Theo Bernard François Hernandez te Al-Hilal SC. Klubi e falënderon Theon për gjashtë vitet e kaluara së bashku dhe i uron atij çdo sukses në karrierën e tij personale dhe profesionale”.

Nga ana tjetër, Al Hilal zgjodhi një stil më të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale duke njoftuar thjesht: “Theo Hernandez, Hilali.”

Sipas raportimeve, marrëveshja mes klubeve është mbyllur për një shumë afërsisht 25 milionë euro, ndërsa lojtari do të nisë një aventurë të re në kampionatin saudit, në një skuadër që po grumbullon gjithnjë e më shumë yje ndërkombëtarë.

Theo u bë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A që nga momenti i kalimit të tij në korrik 2019. Gjatë qëndrimit 6-vjeçar në Milano, ai ka regjistruar 262 ndeshje në të gjitha garat, 34 gola dhe 45 asiste.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?