Zyrtare, Thomas Tuchel merr drejtimin e Paris Saint-Germain

14 Maj 2018, 18:48| Përditesimi: 14 Maj 2018, 18:59

  • Share

Nuk ka më asnjë dyshim, Paris Saint-Germain ka lajmëruar se gjermani Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ri i ekipit.  Ish-trajneri i Borussia Dortmund do të zëvendësojë Unai Emery në stolin e gjigantëve francezë.

“Jam shumë i lumtur që do t’i bashkohem një klubi kaq të madh si Paris Saint-Germain”,  ishin fjalët e para të trajnerit.

"Po pres me padurim të punojë me këta lojtarë të mëdhenj, të cilët janë ndër më të mirët e planetit. Bashkë me stafin tim, do të bëjmë çmos për të ndihmuar klubin të arrijë nivelet më të larta ndërkombëtare. Parisi ka një potencial të madh dhe kjo është sfida më e madhe e karrierës sime", u shpreh Tuchel, që ishte prej fundit të sezonit 2016-17 i papunë dhe do t’i japë fund regjimit dyvjeçar të Emery në “Parc des Princes”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?