Vitor Roque u bë zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Ndërsa Real Madridi firmosi pak kohë më parë me talentin Endrick, Barcelona arriti të marrë një tjetër talent të madh të futbollit brazilian. I riu Vitor Roque, me nofkën "Tigri", sot zyrtarisht u bë anëtar i gjigantëve katalanas. Ai nënshkroi kontratë për shtatë vitet e ardhshme dhe ka klauzolë largimi 500 milionë euro.
Barcelona do t'i paguajë 30 milionë euro Athletico Paranaense, ndërsa në lojë ka ende 31 milionë euro bonuse. Vitor Roque do të arrijë në Barcelonë në janar të vitit 2024. Vitor Roque ka bërë tashmë debutimin e tij në Brazil, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë nëntë asistime për Athletico.
Ka pasur shumë interes për 18-vjeçarin, madje edhe nga Premier League, por Barcelona mundi të gjithë kundërshtarët në këtë garë.
???? pic.twitter.com/XaeUgEwtXc
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 12, 2023