Erion Hoxhallari nuk është më pjesë e UTA Arad në Superligën e Rumanisë. 27-vjeçari pas një sezoni largohet nga UTA, me klubin që konfirmon largimin. Tanimë Tirana në Superligë kërkon të rikthejë në ekip ish-kapitenin që ka fituar tre trofe me bardheblutë.
Pjesë edhe e Kombëtares në 4 ndeshje, mëngjarashi luan në fashën e majtë të mrojtjes dhe në qendër. Tirana, pas Albi Dokës të rikthyer në ekip, ka kontaktuar edhe dyshen Batha - Hoxhallari që u larguan nga UTA Arad.
I dalë nga moshat e Tiranës, mbrojtësi Hoxhallari ka luajtur në Shqipëri vetëm me bardheblutë, teksa provoi të ndihmonte në aventurat evropiane edhe Teutën dhe Laçin në disa duele.
Sezonin e fundit me UTA, Hoxhallari luajti në 32 ndeshje dhe gjeti dy herë rrugën e rrjetës.