Fjoart Jonuzi

Sport

Zyrtare/ Tirana humbet pjesë, largohet Fjoart Jonuzi

31 Dhjetor 2024, 14:58| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 14:59

  • Share

Mesfushorin Fjoart Jonuzi nuk e gjeti viti i ri 2025 si pjesë e Tiranës. Ka qenë klubi bardheblu që ka zyrtarizuar largimin e 28-vjeçarit kuksian. Vetëm një sezon e gjysmë për Jonuzin te Tirana, me lojtarin që në verën e 2023 la Vllazninë për të kaluar në kryeqytet. AF Elbasani ka akord me Jonuzin dhe pritet që karriera e tij të vijojë nën drejtimin e Gvozdenovic.

"Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Fjoart Jonuzi. Palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Falenderojmë Fjoart Jonuzin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij", njofton Tirana.

Jonuzi këtë gjysmësezon ka luajtur në 17 ndeshje për 1515 minuta në total. Ndërkohë veç krizës që e ka pushtuar, Tirana sheh të humbasë pjesë të rëndësishme.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?