Klubi i Futbollit Tirana ka zyrtarizuar largimin e pesë futbollistëve, të cilët i kanë dhënë fund aventurës së tyre me fanellën bardheblu. Në një njoftim publik, klubi falenderoi për kontributin e dhënë Florjan Përgjonin, Fatmir Prengajn, Admir Bajrovicin, Romeo Harizajn dhe Akileu Ndrecën, të cilët tashmë nuk do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
Të pesë lojtarët kishin bërë më herët të ditur largimin e tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa klubi konfirmoi në mënyrë zyrtare ndarjen me ta.
Tre prej tyre kanë gjetur tashmë destinacionet e reja. Romeo Harizaj është bashkuar me Vorën, Akileu Ndreca me Prishtinën dhe Admir Bajrovic me klubin qipriot Olympiakos Nicosia.
Florjan Përgjoni dhe Fatmir Prengaj janë ende në kërkim të një skuadre të re, teksa merkatoja e verës mbetet e hapur dhe mund të sjellë zhvillime në javët në vijim.
Komente
