Ekipi i Tiranës

Zyrtare/ Tirana pa kapiten, largohet edhe Erion Hoxhallari

29 Maj, 16:34| Përditesimi: 29 Maj, 16:37

  • Share

Klubi i Futbollit Tirana ka konfirmuar se kapiteni Erion Hoxhallari nuk do jetë më pjesë e bardhebluve. Në një reagim në kanalet e komunikimit, 26 herë kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar largimin dhe falenderuar Hoxhallarin për kontributin e dhënë.

Mbrojtësi i majtë është produkt i bardhebluve, teksa verën e 2023 u rikthye sërish te Tirana pas një përvoje një vjeçare te UTA Arad në Rumani, ndërsa largohet sërish pas një sezoni.

28-vjeçari këtë sezon me kryeqytetasit luajti 41 ndeshje dhe shënoi dy gola në të gjitha kompeticionet. Pas largimit të Filip Najdovskit, edhe Hoxhallari lë Tiranën.

Bardheblutë do duhet të rinovojnë me emrat më të rëndësishëm, teksa shumë lojtarë janë në skadencë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?