Nottingham Forest në Premier League ka emëruar Nuno Espirito Santos si trajner të ri. Portugezi ka nënshkruar një kontratë dy vite e gjysmë në "City Ground" pas shkarkimit të Steve Cooper.
Nuno, i cili do të marrë drejtimin në përballjen e së shtunës kundër Bournemouth, rikthehet në futbollin anglez pas një mungese dy vjeçare kur u largua nga Tottenham pas një qëndrimi katër mujor.
Ai ishte i papunë pas shkarkimit nga klubi i Ligës Saudite, Al-Ittihad në nëntor dhe merr drejtimin e Forestit me klubin pesë pikë mbi zonën e rënies nga elita angleze.
49-vjeçari zëvendëson Cooper, i cili humbi punën pas një serie prej një fitoreje në 13 ndeshjet e Premier League. 44 vjeçari Cooper pati mbështetjen e tifozëve të Forestit pasi i dërgoi ata drejt mbijetesës në Premier League sezonin e kaluar.
Nottingham është klubi më i vjetër në botë dhe ka fituar 15 trofe gjatë historisë, përfshi edhe dy Champions League në sezonet 1978-79 dhe 1979-80.