Giovanni Colella, ish-trajneri i Partizanit

ZYRTARE/ Trajneri i ri vjen nga Letonia, Partizani largon Giovanni Colella-n: Je njëri prej nesh

7 Qershor 2023, 16:27| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 16:32

  • Share

'Vals' largimesh nga Partizani. Pas zyrtarizimit të prishjes së marrëveshjes me drejtorin sportiv Elton Marini, tanimë të kuqtë kanë zgjidhur edhe kontratën me trajnerin Giovanni Colella. Edhe pse u shpall kampion i Superligës vetëm 10 ditë më parë, Colella nuk do jetë më pjesë e "Demave" edhe zyrtarisht, duke mbyllur pas një viti aventurën në kryeqytet.

Partizani njofton se italiani ka dhënë dorëheqjen. Të kuqtë duket se nuk kanë ndenjur në vendnumëro dhe kanë zgjedhur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për kroato-gjermanin Tomislav Stipic. 43-vjeçari ka një eksperiencë në Gjermani edhe me të rinjtë e Frankfurtit, teksa ka drejtuar edhe Stuttgart Kicker, Grasshopers apo Slaven Belupo dhe Audo.

Konkretisht ai prej 1 janarit të këtij viti është në stolin e Rigës në Letoni, ku drejtoi ekipin në 17 takime, me një mesatare prej 2.65 pikë për ndeshje. Sërish të kuqtë do i besojnë një trajneri të huaj, me drejtuesit që kërkojnë suksesin dhe pse jo grupet e kompeticoneve evropiane.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION…   Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P", njofton Partizani.

Tomislav Stipic

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?