Frederik Veseli

Sport

Zyrtare/ U largua nga Egnatia, Frederik Veseli rikthehet në Itali

5 Janar, 16:48| Përditesimi: 5 Janar, 17:05

  • Share

Frederik Veseli është mbrojtësi më i ri i Sudtirol në Serinë B të futbollit në Itali. Mbrojtësi zhvilloi tre muajt e fundit në Superligë me Egnatian (8 ndeshje), ndërsa është rikthyer në Itali ku ka luajtur me disa klube.

32-vjeçari do gjejë në ekip edhe shqiptarin tjetër Cristian Shiba. Duket se Veseli nuk u ambientua në Shqipëri dhe kërkoi një largim me konsensus, gjë që edhe iu aprovua.

44 ndeshje ka luajtur Veseli me Kombëtaren kuqezi. I dalë nga moshat e Manchester City, Veseli luajti edhe me ekipin e parë të "Qytetarëve", për të kaluar më pas te rivalët e Manchester United, Ipsuich, Bury, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mans, Salernitana, Benevento apo dhe Karagumruk në Turqi.

Tanimë kontrata e re me Sudtirol e lidh Veselin deri në verën e 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?