Ish- mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot ka nënshkruar zyrtarisht kontratë dy vjeçare me Olympique Marseille në Francë, klub i cili drejtohet nga Roberto De Zerbi.
Mesfushori francez ishte një lojtar i lirë që kur kontrata e tij me Juventusin u lejua të skadonte më 30 qershor të këtij viti. Ai ishte në negociata me klube të shumta, duke përfshirë Milanin në Serie A, Manchester United dhe Neëcastle United në Premier League si edhe Atletico Madrid në La Liga.
Sipas raporteve në Francë, kontrata që ai ka lidhur me Marseille përfshin një bonus nënshkrimi prej 10 milionë euro.