Ferhan Hasani

ZYRTARE/ U largua nga Shkëndija, Ferhan Hasani firmos në Europë

2 Qershor 2023, 11:59| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 12:00

  • Share

Ferhan Hasani do vijojë karrierën me Helsingor në nivelin e dytë të futbollit në Danimarkë. Edhe njëherë tjetër gjatë karrierës së tij, fantazisti 32-vjeçari do provojë veten në Danimarkë, aty ku më parë kishte luajtur me gjigandët e Broondby-t.

Hasani është një emër i njohur në Danimarkë, kjo për shkak se gjatë sezoneve 2013/14 dhe 2014/15 është aktivizuar me Broondby, për t'u rikthyer sërish te Shkëndija e Tetovës, ekip me të cilin ditoi dy herë titullin kampion në Maqedoninë e Veriut.

Në sezonin 2017/18 me 22 gola të shënuar, Hasani u shpall golashënuesi më i mirë me tetovarët. Në 2018, Hasani u largua sërish nga Shkëndija, për të vijuar karrierën në Arabinë Saudite dhe më pas edhe në Finlandë, aty ku me Helsinkin në vitin 2020 u shpall kampion.

Nga Helsinki, karrierën e tij Hasani e vijoi në Superligën shqiptare, te skuadra e Partizanit duke mos lënë gjurmë. Edhe sezonin e fundit "Buba" nuk zhvilloi një edicion të mirë, duke mos vijuar më me Shkëndijën e Tetovës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?