Agustin Torassa nuk është më futbollist i Gjilanit në Superligën e Kosovës. Fantazisti ka zyrtarizuar gjithçka në kanalet e komunikimit, aty ku ka njoftuar edhe largimin nga "Skifterët" pas një sezoni e gjysmë. 34 vjeçari argjentinas është një emër i njohur në Shqipëri, pasi me herët ka luajtur me klube si Partizani, Flamurtari dhe Tirana. Me bardheblutë në sezonin 2019-20, Torassa fitoi edhe titullin kampion në Superligë.
"Ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e SC Gjilanit. Krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi, falënderoj të gjithë njerëzit që ndanë me mua gjatë gjithë kësaj kohe. Unë do të ruaj kujtimet më të mira. Faleminderit SC Gjilani, faleminderit tifozëve për respektin e gjithmonë dhe faleminderit Kosovën! Shpresoj të kthehem një ditë. Përshëndetje te gjithëve. Me respekt, Torassa", njofton fantazisti.
Agustin Torassa