Davide Nicola

ZYRTARE/ 'Vals' shkarkimesh, tjetër klub i Serie A largon trajnerin

16 Janar 2023, 17:24
  • Share

Davide Nicola nuk është më trajner i Salernitanës në Serinë A të futbollit. Klubi nga Salerno bën me dije se pas humbjes 8-2 me Atalantën, 49-vjeçari është shkarkuar nga klubi. Me 34 ndeshjeve në krye të Salernitanës, Nicola do duhet të gjejë një tjetër ekip. Pas largimit të Massimiliano Alvinit nga Cremonese dy ditë më parë, është radha që Nicola të dërgojë në gjashtë numrin e trajnerëve të larguar këtë sezon nga Serie A. Davide Nicola u ul në stolin e Salernitanës shkurtin e 2022, teksa më herët ka drejtuar klube si Livorno, Bari, Crotone, Udinese apo edhe Genoa e Torino.

"Salernitana 1919 njofton se ka shkarkuar z. Davide Nicola nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Kompania falenderon trajnerin për pasionin, përkushtimin dhe punën e treguar, për angazhimin e bollshëm në arritjen e objektivit historik të qëndrimit në Serinë A dhe i uron fatet më të mira profesionale për vazhdimin e karrierës së tij", njofton Salernitana.

Davide Nicola këtë sezon e drejtori skuadrën në 18 ndeshje, duke siguruar 4 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?