Feta Fetai është zyrtarisht pjesë e klubit Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mesfushori shqiptar është huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit, me klubin arab që ka të drejtën për ta blerë përfundimisht pas përfundimit të sezonit.
Transferimi u konfirmua nga vetë klubi, ndërsa 20-vjeçari kishte lënë të kuptohej më herët se do të largohej drejt Lindjes së Mesme për shkak të kushteve më të mira financiare.
Fetai largohet nga Lokomotiva pasi regjistroi 55 paraqitje zyrtare, duke u konsideruar si një nga talentet më premtues të kombëtares shqiptare U-21, duke marrë ftesë edhe nga Sylvinho.
Te Sharjah FC, Fetai do të jetë shok skuadre me emra të njohur të futbollit europian, si Leon Dajaku, por edhe me ish-yje si Paco Alcácer dhe Adel Taarabt. Ky i fundit ka një karrierë të pasur që përfshin klube si Milan, ndërsa Alcácer ka mbajtur veshur fanellën e Barcelonës, që e bleu nga Valencia për 30 milionë euro disa vite më parë.
Feta Fetai firmos me klubin e ri
Komente
