ZYRTARE/ Vendoset ku do zhvillohet finalja e Kupës së Greqisë, 'Elbasan Arena' mbetet ende mundësi

12 Maj 2023, 13:58| Përditesimi: 12 Maj 2023, 16:35

  • Share

Finalja e Kupës së Greqisë mes AEK dhe PAOK do zhvillohet në stadiumin e Volos në Greqi. Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Greke të Futbollit. Pas shumë diskutimesh dhe tre shtetesh që i hapën dyert Greqisë, stadiumi i Panthelikos do presë duelin e 24 majit në 20:00. Federata greke i ka lënë mundësinë të hapur "Elbasan Arena", që nëse ndodh diçka e paparashikuar dhe finalja nuk mund të luhet në Volos, dueli do spostohet në Elbasan, me Shqipërinë që është mundësia e dytë.

Prej ditësh Federata greke ishte në diskutime me disa shtete për një stadium, teksa frika për akte të dhunshme është ende prezente. Policia helene nuk e kishte marrë përsipër një duel të tillë, ndërsa tani kryebashkiaku i Volos i ka hapur rrugë duelit që do zhvillohet pa tifozë.

Nga secili klub do shpërndahen nga 400 ftesa për zyrtarët ose tifozët që nuk janë problematikë, me shkallët që do jenë të zbrazura për këtë ndeshje. Kujtojmë se edhe policia në Qipro nuk e mori përsipër këtë duel, ndërsa prej ditësh Federata Shqiptare e Futbollit kishte dhënë "ok" që dueli të luhej në "Elbasan Arena".

Tanimë gjithçka ka marrë përgjigje, me ndeshjen që do luhet në Greqi. Gjithsesi spostimi i duelit në Elbasan ende është mundësi, nëse situata me huliganët në ditët para ndeshjes nuk është e qetë. Veç Shqipërisë, edhe Rumania dhe Polonia kishin dhënë dakordësinë për të pritur ndeshjen.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?