Vesel Limaj është futbollisti më i ri i Hermannstadt në elitën e Rumanisë. 26-vjeçari pak ditë më parë la Tiranën në Shqipëri, duke kaluar tanimë në një kampionat më të fortë siç është ai rumun. Limaj është prezantuar zyrtarisht në ekipin e ri, teksa do mbajë mbi shpinë numrin 10-të.
Në intervistën e parë, Limaj është shprehur i lumtur për këtë aventurë. Duket se rumunët e kanë pikasur Limajn në miqësoren e verës së shkuar, aty ku barazuan 0-0 me Tiranën.
Kujtojmë se me fanellën e Tiranës, Vesel Limaj fitoi titullin duke rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës bardheblu, ndërsa në këtë pjesë të parë të sezonit, fantazisti luajti 14 ndeshje duke shënuar edhe 1 gol.