Kur kanë kaluar vetëm 2 javë nga nisja e sezonit të ri futbollistik kemi trajnerin e parë kokë turku në superligën shqiptare. Klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Vangjel Mile.
Sipas klubit largimi është bëtë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili.
"Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arësye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit. KF Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe", thuhet në njoftimin e Tiranës.
Klubi bardheblu në dy javë kampionat ka vetëm 1 pikë, pas barazimit me Bylisin dhe humbjes me 3-1 me Vorën debutuese.
Komente

Jo vetem trajneri, por edhe presidenti duhet te largohet si i paafte per te drejtuar. Ai duhet te jepte doreheqjen qe kur Tirana ra nga kategoris
Përgjigju