Patrick Vieira është trajneri i ri i Genoas në Serie A. Klubi italian ka zyrtarizuar në stol teknikun senegalezo-francez. Vieria do të marrë vendin e Alberto Gilardino, i cili u shkarkua për mungesë rezultatesh. 48-vjeçari rikthehet në Serie A, aty ku si lojtar ka luajtur me skuadra si Milani, Juventusi dhe Interi.
Por, dita e parë e Vieira si trajner i kuqebluve filloi me protestën e tifozëve të cilët në qendrën sportive shfaqën një pankartë kundër pronarëve: "Turp, 777 jashtë".
KARRIERA E VIEIRA SI TRAJNER
Pasi doli në pension në 2011, Vieira filloi karrierën e tij si trajner, duke menaxhuar New York City FC dhe Nice (ku kishte edhe një episod tensioni me Mario Balotellin).
Kohët e fundit, ai ishte menaxher i Crystal Palace. Më vonë u emërua menaxher i Strasburgut më 2 korrik 2023, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin francez.
Gjatë sezonit 2023-24 ai udhëhoqi ekipin në vendin e 13-të në Ligue 1, por më 18 korrik, Vieira dhe Strasburgu vendosën reciprokisht t'i jepnin fund bashkëpunimit.
Tanimë ai gjen te Genoa edhe Balotellin, që ishte pa ekip dhe disa javë më parë u rikthye në Serie A.