Virgil van Dijk firmos kontratën e re me Liverpoolin

Sport

Zyrtare/ Virgil van Dijk rinovon kontratën me Liverpoolin

17 Prill, 12:15| Përditesimi: 17 Prill, 12:26

  • Share

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk i është bashkuar Mohamed Salah për të vënë në letër firmën për kontratën e re dy vjeçare në 'Anfield'.

Pavarësisht shumë spekulimeve mbi të ardhmen e yjeve të Liverpool, dyshja tani do të qëndrojë në 'Anfield' deri në fundin e sezonit 2027. Të kuqtë po i afrohen titullit të dytë radhazi në Premier League dhe trofeut të 20-të të ligës angleze në histori.

I parë nga shumë njerëz si mbrojtësi më i mirë në futbollin botëror, ishte e domosdoshme që shtylla e Arne Slot të arrinte një kontratë të re për vazhdimin. Duke nënshkruar për dy sezone shtesë në 'Anfield', qëndrimi i van Dijk do të zgjatet në nëntë vjet e gjysmë në total, pasi bëri një lëvizje rekord nga Southampton në janar 2018 drejt Liverpool.

Tanimë frika e tifozëve të Liverpool larghet, pasi Van Dijk, Salah dhe Trent Alexander-Arnold ishin të vendosur të largoheshin në fundin e sezonit, por dy prej tyre kanë rinovuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?