SHKODËR - Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar emërimin e Vioresin Sinanit në postin e drejtorit sportiv. Ish-golashënuesi kuqeblu do të pasojë Tefik Osmanin, i cili u largua nga klubi pak ditë më parë. Prezantimi i Sinanit u bë nga presidenti Alban Xhaferi, ndërsa drejtori i ri ka nisur menjëherë detyrën në krye të repartit sportiv.
Sinani nuk është një emër i panjohur për ambientin shkodran, pasi ka qenë pjesë e stafit teknik gjatë sezonit të fundit, duke ndihmuar në ndërtimin e skuadrës që arriti deri në finalen e madhe të “Final 4”.
Krahas drejtorit të ri, Vllaznia prezantoi së fundmi edhe rikthimin e trajnerit Edi Martini në pankinë. Dyshja Sinani-Martini pritet të jenë boshti drejtues i skuadrës në sezonin e ardhshëm, me objektiva të qarta dhe ambicie për titullin kampion.
Synimi kryesor i kuqebluve është fitimi i titullit kampion, një trofe që iu shpëtoi nga duart në sezonin e sapo përfunduar, pas humbjes në finale ndaj Egnatias (4-0).
Komente
