Ardit Krymi

Sport

Zyrtare: Vllaznia rigjen kapitenin, Ardit Krymi prezantohet në Shkodër

15 Korrik 2023, 21:27| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 21:29

  • Share

Ardit Krymi është zyrtarisht një lojtar i Vllaznisë. Mesfushori, pas aventurës me bjellorusët e Soligorsk, rikthehet në shtëpi, në radhët e skuadrës kuqeblu teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona”, njofton Vllaznia.

I dalë nga moshat e shkodranëve, Krymi u largua nga Shkodra verën e 2022 drejt Soligorsk, për t’u rikthyer tanimë në ekipin ku u formua dhe meritoi shiritin e kapitenit. Veç Vllaznisë, interes për te shfaqi edhe Tirana, me 26-vjeçarin që zgjodhi me zemër.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?