Zyrtare/ Werner transferohet te Chelsea, ‘bomberi’: Moment krenarie për mua

18 Qershor 2020, 14:20| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 14:22

  • Share

Timo Werner është zyrtarisht futbollisti i ri i klubit të Chelsea-s. 24-vjeçari i cili këtë sezon me Leipzig ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 8 asiste ka firmosur me blutë e Londrës për 5 vite.

Në njoftimin e bërë nga Chelsea nuk zbulohen detaje të marrëveshjes mes klubeve, por mediat sportive shkruajnë me siguri se londinezët kanë zgjedhur të paguajnë kluazolën, e cila është 62 mln eurove.

Sulmuesi i kombëtares gjermane edhe mbrëmë gjeti rrugën e rrjetës me Leipzig, ndërsa fjalët e para si futbollist i Chelsea-s kanë qenë: “Jam shumë i kënaqur që kam firmosur me Chelsea-n. Është një moment i madh krenarie për mua që kam firmosur me këtë klub të madh. Sigurisht që për këtë falenderoj Leipzig dhe fansat e klubit.”

Leipzig do të bashkohet me Chelsea-n në muajin korrik, pasi do të zhvillojë dhe dy ndeshjet e fundit me klubin gjerman në Bundesligë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?