Emiljano Çela prezantohet te Kukësi

Zyrtare/ Zhvendosja në Kukës largon trajnerin, verilindorët prezantojnë teknikun e ri! Rikthim pas 7 muajsh

10 Shtator, 17:01| Përditesimi: 10 Shtator, 17:20

  • Share

FK Kukësi është një kantier ndërtimi dhe zbritja pas 12 sezonesh në Kategorinë e Parë ka bërë që në klubin verilindor të ketë ndryshime të shumta. Pas kalimit të pronësisë nga familja Gjici te investitorët e rinj, tanimë është marrë vendimi që lojtarët dhe stafi të kryejnë stërvitje në Kukës.

Prej shumë vitesh Kukësi i zhvillonte seancat stërvitore në Tiranë dhe lojtarët banonin në kryeqytet, ndërsa prej datës 9 shtator tifozët do kenë mundësinë të ndjekin nga pranë stërvitjet dhe ndeshjet në "Kukës Arena".

Rikthimi në Kukës ka bërë që trajneri Ilir Spahiu të dorëhiqej nga pankina pas vetëm dy javëve në ekip, ndërsa vendin e tij e ka zënë Emiljano Çela. Ish-mbrojtësi rikthehet pas shtatë muajve në krye të pankinës verilindore, me objektivin e qartë rikthimin në elitë.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukësi njofton se Emiljano Çela do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë! Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin, i cili rikthehet në Kukës pas eksperiencës gjatë sezonit të shkuar.

Në staf me Emiljano Çelën, do të jetë edhe Bekim Kuli në rolin e ndihmës trajnerit si edhe Ervis Koci në rolin e trajnerit të portierëve.

Prezantimi i Çelës para mediave do të bëhet ditën e sotme në orën 16:00 në ambientet e stadiumit "Kukës Arena". Klubi i Kukësit mirëpret Çelën në krye të stolit dhe njëkohësisht i uron suksese trajnerit dhe stafit të ri teknik!

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?