Donald Trump
Presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin e koduar “Signal” midis zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së, ku jepeshin detaje të operacioneve ushtarake kundër grupit Huthi në Jemen.
Trump u shpreh se ka “besim të plotë” në ekipin e sigurisë kombëtare, duke minimizuar dëmet e rrjedhjes së informacioneve sekrete në media.
Ai e cilësoi këtë një “gabim” nga ana e stafit të këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz dhe theksoi se rrjedhja e të dhënave “nuk kishte asnjë ndikim” në operacionin ushtarak.
Në mënyrë të pazakontë, pjesë e grupit të bisedave ka qenë edhe kryeredaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se mesazhet janë autentike dhe ka nisur një hetim për të zbuluar si ndodhi që një gazetar u përfshi në diskutimet konfidenciale.
Lajmi kryesor:
Kabineti i Trump bën gafën e madhe, i dërgon gabimisht gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen, zbardhen mesazhet
K.M/ReportTv.al