Zyrtarët në shtetin e Georgias kanë kundërtuar pretendimin e Presidentit në detyrë Donald Trump se Joe Biden fitoi përmes manipulimeve shtetin jugor të SHBA-së.
Ata thonë se se presidentit të zgjedhur Joe Biden i takojnë 16 votat elektorale të këtij shteti.
Brad Raffensperger, zyrtari më i lartë i zgjedhjeve të këtij shteti, tha për emisionin "This Week" të kanalit ABC News se si një republikan konservator ai ishte i "zhgënjyer" që presidenti Trump humbi në shtetin e Georgias, por njerëzit "e thanë fjalën e tyre" dhe " asgjë që do të përmbyste vullnetin e tyre”.
Trump të shtunën i kërkoi guvernatorit republikan të shtetit, Brian Kemp, të thërriste një seancë të posaçme të legjislaturës së Georgias për ta përmbysur votimin atje dhe për t’i akorduar elektorët e këtij shteti për presidentin Trump, gjë që nuk do të ishte e mjaftueshme për të ndryshuar avantazhin jozyrtar të zotit Biden 306-232.
Kemp refuzoi kërkesën e presidentit Trump. Guvernatori i Georgias, republikani Geoff Duncan, është shprehur për CNN se ai "absolutisht" beson se Kemp nuk do të pranojë kërkesën e presidentit Trump që guvernatori të bindë ligjvënësit e shtetit të anulojnë fitoren e Biden në atë shtet.