Kronikë

Zyrtari finlandez: Dokumentuam 4 raste të mëdha të trafikut të drogës! Shehu: E ‘veçanta’ e këtyre grupeve kriminale

3 Qershor, 13:19| Përditesimi: 3 Qershor, 14:08

  • Share

Në konferencën për mediat, u bë me dije se janë dokumentuar 4 raste të mëdha të trafikut të lëndëve narkotike. Ndërkohë prokurori Alfred Shehu bëri me dije se e “veçanta” e këtyre grupeve është se grupet “shkëmbenin” anëtarët me njëri-tjetrin në raste specifike.

Hans Fagerstrom: Kemi pasur 4 episode të mëdha në Finlandë të trafikimit të lëndëve narkotike, kishte edhe më të vogla. Sa i përket fitimit të nxjerrë prej tyre.

Alfred Shehu: Bëhet fjalë për katër raste të mëdha të trafikimit në sasi të mëdha. Për pjesëtarët e tjerë të grupeve që janë arrestuar dhe dënuar në Finlandë, rastet janë të shumta. Karakteristikë e këtyre grupeve kanë qenë anëtarët e njërit grup në raste të veçantë bashkëpunim edhe me anëtarë e grupeve të tjera. Rruga e parave po hetohet. Realisht në Shqipëri të gjithë krerët e këtyre grupeve konsideroheshin si persona që bënin një jetë normale.


Lajmi kryesor:

Trafik droge Holandë-Spanjë drejt Finlandës, 4 ‘kokat’ e organizonin nga Shqipëria! 9 në pranga me urdhër të SPAK, 2 në kërkim! Sekuestrohet 300 kg drogë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?