Politikë

Zyrtari gjerman: Do lobojnë për një 'PO' në Bundestag, i impresionuar nga Reforma në Drejtësi

17 Shtator 2019, 11:54| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 14:52

  • Share

TIRANË- Teksa presidenti Ilir Meta ka bërë sulme të njëpasnjëshme, madje e ka cilësuar edhe si "Ramaformë", zyrtari gjerman Christian Lange ka deklaruar se është i impresionuar nga Reforma në Drejtësi.

Lange, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë, ka zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure  një takim me kreun e Kuvendit, ku në fokus të bisedës ka qenë jo vetëm Reforma në Drejtësi, por edhe çelja e negociatave me BE-në. Siç njofton, zyra e shtypit të Kuvendit, Lange ka vlerësuar Reformat e ndërrmara nga Shqipëria dhe për këtë ka theksuar se do të lobojë që bundestangu Gjerman të japë një përgjigje pozitive.

“Shqipëria dhe gjithë Ballkani Perëndimor janë në fokusin e veçantë të Gjermanisë. Ecuria e reformave në Shqipëri është e sukseshme dhe kjo u konfirmua nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Jam i impresionuar në mënyrë të veçantë nga suksesi i reformës në drejtësi. Me po këto ritme duhet të ecë edhe reforma zgjedhore. Qeveria gjermane po lobon fort në Bundestag që në mbledhjen e tetorit të shkojmë me një PO për Shqipërinë”, konfirmoi Sekretari Parlamentar i Shtetit për Drejtësinë, Christian Lange.

Nga ana tjetër, Ruçi përditësoi Sekretarin Lange mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit Europian në pesë prioritetet kyçe si edhe mbi bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, duke u fokusuar kryesisht në arritjet e reformës në drejtësi.

“Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në zbatimin e reformave transformuese dhe pesë  prioriteteve kyçe, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e papengueshme. Ne falenderojmë Gjermaninë si një mbështetëse e fortë e integrimit europian të Shqipërisë.  Deklarata e Kancelares Merkel se “Një Evropë me të vërtetë e bashkuar përfshin Ballkanin Perëndimor”, është një inkurajim i madh për vlerësimin e përpjekjeve që po bëjmë për të merituar çeljen e  negociatave në tetorin që vjen”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?