Zyrtari i DASH kërkon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe: Kosova të vendosë propozimet në tryezë

11 Janar 2023, 20:55| Përditesimi: 11 Janar 2023, 21:00

  • Share

Derek Chollet, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka deklaruar në një takim me gazetarët në Prishtinë se Kosova duhet të përmbushë zotimin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

"Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri. Presim që Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”, theksoi Chollet.

Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti të cilët u takuan me Chollet ditën e sotme, nuk e kanë përmendur një propozim të tillë të tij.


Lajmi kryesor:

Dialogu Kosovë-Serbi, këshilltari i DASH: Presim propozime nga Prishtina për Asocacionin! Kurti: Marrëveshja të ketë njohjen reciproke


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?