Armand Duka (kreu i FSHF-së) dhe Abdyl Kuriu

Zyrtari i FSHF-së nën akuzë për falsifikim, largohet nga universiteti! Nota fiktive për studentë që nuk ishin në provim

14 Prill 2023, 11:15| Përditesimi: 14 Prill 2023, 11:53

  • Share

Pedagogu i Universitetit të Sportit, Abdyl Kuriu, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, është larguar nga puna për shkak të notave fiktive. Për Report TV Universiteti i Sporteve ka konfirmuar se Kuriu ka kryer shkelje të rënda disiplinore, duke shkuar deri te vlerësimet me nota të larta të studentëve të cilët nuk paraqiteshin në provime.

Për rastin janë ndjekur procedurat në Universitet dhe sipas statutit Abdyl Kuriu është larguar. Kjo nuk është hera e parë që anëtar FSHF-së kapen në shkelje, pasi zëvendës presidenti Arben Dervishaj është aktualisht i arrestuar për inceratorin e Fierit.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?