Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka vizituar sot, (8 janar) Tiranën.
Ai pati një takim me kryeministrin Edi Rama, pas të cilit ka bërë edhe një koment në rrjetin social X, ku e cilëson “të shkëlqyeshëm takimin" ku ka shprehur falenderim për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë në Ukrainë por dhe pritjen e afganëve.
Verma thekson gjithashtu se “integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë”, por premton edhe mbështetjen e plotë ndaj vendit tonë në këtë rrugëtim.
“Kënaqësi të takoja Kryeministrin Edi Rama në Tiranë për të shprehur mirënjohjen për mikpritjen ndaj afganëve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Ramë dakord se integrimi në BE është jetik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë siguron që Shqipëria të përparojë drejt integrimit të plotë evropian”, shkruan zyrtari i lartë amerikan në postim.
Edhe pas zbritjes në Tiranë, po nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Verma është shprehur i ngazëllyer për vizitën e tij, teksa ka theksuar edhe bashkëpunimin për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.
Verma do vizitojë gjithashtu Kosovën dhe Serbinë, deri më 11 Janar kur mbyll vizitën e tij katërditore.
DASH njoftoi se në Kosovë, ai do të diskutojë ‘për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve’. Kurse në Serbi, do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Gjithashtu do diskutohet edhe për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.
Komente

Mjafton te lexosh resumene e Vermes per te kuptuar qe ish zyrtari per sigurine nen Klinton, pas nje pause dhe pune xhepi ke Masterkard, u rikthye fort nen Biden serish me punet e inteligjences dhe tehu ne postin e menaxhimit dhe burimeve ose shkurt mbikqyrjen e operacioneve diplomatike, ku padyshim eksperiment-operacioni “R-Shqiperia” spikat si me i arriri me corben sorrosiane qe po heqim ne kurriz. Pra ndaj edhe Verma erdh per tu pershendet
Përgjigju