Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma

Politikë
Kosova & Rajoni

Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse

7 Janar, 19:35| Përditesimi: 7 Janar, 20:21

  • Share

TIRANE- Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, nga datat 7-11 janar. 

Lajmi konfirmohet edhe nga Ambasada Amerikane në vendin tonë, teksa i referohet njoftimit për shtyp të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në Tiranë, Verma do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Kurse në Kosovë, ai do të diskutojë ‘për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve’. 

Verma gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

Në Serbi, Zëvendës Sekretari do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

“Ai gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal”, përfundon njoftimi.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?