Politikë

Zyrtari i lartë gjerman: Vendimi për Maqedoninë do të jetë pozitiv, për Shqipërinë jemi duke u këshilluar

13 Shtator 2019, 09:37| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 09:51

  • Share

Kryetari i komisionit të Bundestagut për Europën Günter Krichbaum deklaroi në një intervistë për DW, se është shumë optimist se vendimi për Maqedoninë Veriore në tetor për cështjen e negociatave do të jetë pozitiv. Përsa i përket Shqipërisë, parlamentari kristiandemokrat gjerman u shpreh se ende nuk është marrë një vendim në Bundestag, pasi janë duke u këshilluar. Sot në Gjermani po zhvillon një vizitë zyrtare kryeministri Edi Rama, teksa do të pritet edhe nga kancelarja me fokus diskutimin për cështjen e negociatave.

Zoti Krichbaum, si kaloi takimi me ministrin maqedonas Dimitrov?
Günther Krichbaum: Unë pata një takim shumë të mirë informues me Ministrin e Jashtëm, Dimitrov. Ne e njohim njëri tjetrin prej vitesh dhe kohët e fundit kemi qenë në kontakt më të ngushtë. Tani që shtrohet pyetja a do të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë Veriore apo jo, kjo pyetje nuk mund të ndahet edhe nga pyetja si do të shkojë puna me Shqipërinë.

Ajo që mund të them unë është se në parlamentin gjerman, Bundestag, mendimi për Maqedoninë Veriore është shumë i mirë, Maqedonia Veriore ka imazh pozitiv në Gjermani. Unë mund të flas vetëm për parlamentin gjerman, jo për parlamentet e tjera europiane, aq më pak për Bashkimin Europian, por unë jam i bindur se në muajin tetor Këshilli do të marrë një vendim pozitiv për Maqedoninë Veriore.

Ju pra jeni i bindur se do të ndizet drita jeshile nga Bundestagu? Kur pritet të diskutohet për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, në fund të muajit shtator?
Günter Krichbaum: Unë mendoj se përpjekjet që po bën Maqedonia Veriore vlerësohen, sepse me Marrëveshjen e Prespës u arrit të zgjidhet një konflikt shumë vjeçar me Greqinë. Ky sukses vlerësohet. Por nuk duhet harruar që vazhdojnë të ekzistojnë sfida të mëdha përpara, si për shembull reforma e sistemit të drejtësisë, ose që ekonomia duhet të zhvillohet në mënyrë që të tërheqë investimet direkte. Dhe shumë fusha të tjera duhen zhvilluar sipër shembull liria e shtypit dhe gazetaria.

Të gjitha këto janë fusha që dihen, dhe ku priten përparime. Ne nuk po flasim për pranim në BE këtë vit, por po flasim për fillimin e bisedimeve të pranimit. Ky do të jetë një proces i gjatë, ku duhet patur shumë durim. Por rruga është e qartë, rrugë në drejtim të Bashkimit Europian. Dhe meqenëse pyetët për segmentin kohor, ne do të zhvillojmë në fund të shtatorit diskutimet në Komisionin e parlamentar të Bundestagut që merret me çështjet europiane, përkatësisht do të marrim vendimin në parlamentin gjerman dhe në muajin tetor do të merret vendimi përfundimtar.

Sa realiste është që nëse në Shqipëri vazhdojnë problemet procesi të zhvillohet i ndarë për Shqipërinë dhe Maqedoninë?
Günther Krichbaum: Siç thashë ne Bundestagun gjerman jemi duke u këshilluar edhe për Shqipërinë,  dhe sa i përket pyetjes suaj për ndarje mund të them se që prej raundit të fundit të zgjerimit të BE, me 10 plus 2 shtete, më 2004 dhe 2007 është parë se është më mirë që vendet të vlerësohen sipas përparimeve që bëjnë vetë, me të ashtuquajturën "principle of own merit”. Prandaj vendet duhen gjykuar për përpjekjet që bëjnë. Për mua është e qartë se mund të bëhet shkëputja e dy vendeve, e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dy vendet. Nuk po flasim për fillimin e bisedimeve për kapitujt e pranimit, se ky është hapi i dytë. Ky principle of own merit, është një princip i BE dhe secili vend vlerësohet për sukseset e veta.

Komento

Komente

  • TA VE LALA SONE: 13/09/2019 11:44

    Ky idjot politikani Gjerman që del në çdo rast si xhol është i mirpaguar nga shal ngjitmi lyl. Ktë se pyt njeri e sja vë njeri në pull. Gruaja e hekurt Angela Merkël vë vulën. E ky zagari i paguar nga shal ngjitmi vetëm lef pa pushim.

    Përgjigju
  • Boll hegre Mut pederast nazist: 13/09/2019 10:43

    Ja pra se kush financon e Ballkan bandat e Krimineleve dhe Diktatoreve kush mbeshtet Kriminelet dhe injorancen ne Ballkan kta Putana Gjermane , qe nuk heqin dor se shkaterruari njerezimin . Ptuuuuuuuuuuuuuuu pederast i peshtire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?