Nga takimi i zyrtarit amerikan Stephen Fields me kreun e SPAK, Altin Dumani

Kronikë

Zyrtari i lartë i Drejtësisë së SHBA në Tiranë, u lë prioritete SPAK e Policisë: Luftë karteleve, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm

23 Maj, 20:18| Përditesimi: 24 Maj, 00:01

  • Share

Ndihmësdrejtori i ICITAP në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, Stephen Fields vizitoi për pesë ditë me radhë Shqipërinë, ku mori takime me krerë të lartë të institucioneve ligjzbatuese në vendin tonë dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Prioriteti dhe fokusi i bisedimeve ishin bashkëpunimi i mëtejshëm, forcimi i partneritetit, eliminimi i karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracioni i paligjshëm.

Selia diplomatike e SHBA në Tiranë ndau sot edhe një njoftim zyrtar për këtë vizitë dhe takimet e Fields dhe delegacionit që e shoqëronte, bashkë me prioritetet e vendosura.

“Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”, thuhet mes të tjerash në postimin e ambasadës.

Takime u zhvilluan me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, kreun e SPAK, Altin Dumani, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, kryepolicin Ilir Proda, drejtorin e AMP, Florian Sulejmani.

Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të  institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm. Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë”.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në rrjetin social Facebook

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?