Foto ilustruese

Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema

12 Nëntor, 14:14| Përditesimi: 12 Nëntor, 14:21

  • Share

Tirane- Prokuroria e Beratit ishte e para që zbuloi skemën ku i përfshirë për favorizimin e një biznesi për evazion fiskal del edhe emri i zyrtarit të lartë të policisë, Sabri Jacaj, që mbante detyrën e shefit të Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Ky i fundit, në kundërshtim me ligjin, bëjnë me dije burimet, i ka kërkuar një efektivi të policisë, celulari i të cilit është sekuestruar më herët ku kanë zbuluar bisedat me Sabri Jacajn, që të mos ngacmonte biznesin.

Deri tani nuk është faktuar se Jacaj ka përfituar para, por ka shkelur ligjin duke favorizuar përmes detyrës së tij një biznes privat që kishte njohje për fshehje të të ardhurave dhe për evazion fiskal.

Prokuroria e Beratit i ka përcjellë çështjen Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila ka thelluar hetimet për shkelje të rëndë. Pritet që të merret masa disiplinore e rëndë deri në përjashtimin e tij nga radhët e policisë. Gjithashtu po hetohet nëse Jacaj është i përfshirë në raste të tjera të kundërligjshme.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?