Politikë

Zyrtari i lartë i SHBA merr detyrën e rëndësishme në Ballkan, Xhafaj: Kontribut për reformën në drejtësi

1 Shtator 2019, 19:21| Përditesimi: 1 Shtator 2019, 19:37

  • Share

Zyrtari i Lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mattheë Palmer, ka marrë një detyrë të rëndësishme, teksa do të jetë Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, uron Palmer në detyrën e re, duke u shprehur optimist se ish-zv/ndihmës sekretari amerikan do të kontribuojë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

"Caktimi i Mattheë Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për BP është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe sigurisë rajonale. Faleminderit Departamentit të shtetit për rritjen e vëmendjes për rajonin dhe për Shqipërinë në këto momente kritike.

I bindur se kontributi i z.Palmer në Shqipëri do të vijë duke u forcuar veçanërisht për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka qenë kënaqësi e veçantë të ndaj me të shqetësimin për këto tema gjatë vizitës sime në Washington, në mars 2018 dhe të shoh te ai interesimin dhe kujdesin e veçantë për integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Suksese z.Palmer në këtë mision shprese për rajonin, për vendin tim", shkruan Xhafaj në rrjetet sociale

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?