Pekini është gati të paraqesë propozimin e tij të paqes për Ukrainën, njoftoi kryediplomati i tij të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Kjo luftë nuk mund të vazhdojë më”, tha Wang Yi, këshilltari kryesor i politikës së jashtme të presidentit kinez Xi Jinping .
Integriteti territorial dhe sovraniteti i të gjitha vendeve do të respektohet në propozimin e Kinës, tha Wang, duke shtuar se Pekini do të vazhdojë të punojë për paqen.
“Ne sigurisht që mund të vazhdojmë të mbajmë qëndrimet tona në konferenca ndërkombëtare si kjo, por unë sugjeroj që gjithashtu të fillojmë të mendojmë më me qetësi, veçanërisht për miqtë e mi në Europë,” tha ai.
“Ne duhet të mendojmë se çfarë përpjekjesh mund të bëjmë për t’i dhënë fund kësaj lufte,” shtoi Wang.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Von der Leyen: Putini duhet të dështojë! Kina: Do paraqesim plan paqeje! Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7: Reagimi ynë ndaj Rusisë, i pamjaftueshëm
B.V/ReportTv.al