Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke shpërndarë fletë votimi, teksa në makinë kishte mbi 5 milionë lekë të vjetra. Meta tha se zyrtari i LSI të varet në mes të Pukës, duke shtuar se këtë rrugë do të ndjek dhe ai nëse cenohet procesi zgjedhor i 25 prillit.
"Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm. Po patjetër ato vajzat e LSI… Zyrtarin e LSI ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra", tha ai.
Lajmi kryesor: