Arnaldo Chamorro, me përfaqësuesit e vendit imagjinar

Zyrtari i Paraguajit bie në 'grackën’ e mashtruesit të arratisur, firmos marrëveshje me vendin imagjinar, jep dorëheqjen

2 Dhjetor 2023, 20:50| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 21:23

  • Share

Një zyrtar i qeverisë së Paraguajit është zëvendësuar pasi nënshkroi një marrëveshje me "përfaqësuesit" e një vendi imagjinar që ishte “shpikur” nga një mashtrues indian në arrati pas një dënimi për përdhunim.

Arnaldo Chamorro u zëvendësua nga posti i shefit të shtabit të ministrisë së Bujqësisë të Paraguajit të mërkurën, menjëherë pasi u zbulua se nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me "përfaqësuesit" e pretenduar të Shteteve të Bashkuara të "Kailasës" që nuk ekzistonte.

Në faqen e internetit të Kailasa-s, vendi imagjinar përshkruhet si "ringjallja e kombit të lashtë qytetërues të shkolluar hindu nga hindutë e zhvendosur nga e gjithë bota".

Shteti i "shpikur" drejtohet nga një guru (i vetëquajtur), Nithyananda, i cili kërkohet në Indi për disa akuza, duke përfshirë sulmin seksual. Nuk dihet vendndodhja e tij.

Marrëveshja që ai nënshkroi shprehte një "dëshirë dhe rekomandim për qeverinë e Paraguajit që të shqyrtojë dhe të kërkojë  vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Kailasës".

Marrëveshja që mbante vulën zyrtare të ministrisë së Paraguajit, premtonte gjithashtu "të mbështeste pranimin e Shteteve të Bashkuara të Kailasës si një shtet sovran dhe i pavarur në organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë, ndër të tjera, Kombet e Bashkuara".

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?