Teksa ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, kreu i partisë Lëvizja Bashkë Arlind Qori, është i qartë me vizionin e tij për drejtimin e kryeqytetit. Për Report Tv, Qori shprehet i bindur për përkrahjen e qytetarëve në këto zgjedhje të pjeshme ndërsa thotë se të gjithë kandidatët e tjerë që dalin si të pavarur, po presin përkrahjen e drejtuesit të PD-së, Sali Berisha.
Arlind Qori kategorikisht refuzon bashkimin me partitë e tjera opozitare, duke i cilësuar marrëveshjet e tyre si të paprincipta dhe se kanë qëllime për fitime vetjake dhe jo në dobi të Tiranës.
“Ne nuk na interesojnë aleancat e paprincipta. Koha na ka dhënë të drjetë për gjithçka që kemi vendosur. Tirana ka nevojë për qeverisje të tërësisht të re. Për të vendosur ndërshmërinë në krye të punës për vizionin të ardhmes. Ndërkohë partitë e tjera mendojnë sot për nesër ku të kapin një copë pushteti. Tirana sot dhe Shqipëria nesër të jenë të begata.
Ata që shpallen të pavarur po presin mbështetjen e Berishës. Sado kandidatë të ketë në fushë si Lëvizja Bashkë nuk ka të dytë të ngjashëm në poltikë. Cështjet që ne ngrejmë nuk i guxon askush t’i ngrejë.
Unë besoj se dukë pasur këtë qasje, do prezantojmë pas pak ditësh programin për Tiranën, do të arrijmë të bindim shumë qytetarë të na votojnë. Është shansi për çdo qytetar që është i zhgënjyer e i mllefosur.
Ne vota do të kërkojmë në të gjithë trupën zgjedhore të Tiranës. Ne nuk i ndajmë qytetarët nga origjina e tyre partiake. Nuk duam mbështetjen e oligarkëve dhe të korruptuarve. Do japim një mesazh që përkatësitë e vjetra partiake, janë të tejkaluara nga koha dhe janë një barrë e rëndë e lidhur mbi qafën e qytetarit. Kemi nevojë të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara dhe Lëvizja Bashkë është mundësia”, tha Qori.
Arlind Qori ndër të tjera tha se nëse ai zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, atëherë në Shqipëri do të ndodhin zgjedhjet e parakohshme. Në rast se këto ndryshime politike vonojnë, dhe atij do i duhet të punojnë me një shumë në Këshillin Bashkiak të PS-së, do t’i vendosë ata përpara dy zgjedhjeve.
“Unë dorën ua shtrij vetëm qytetarëve. E kam zët politkikën hipokrike që kur e shan tjetrin 50 herë, pastaj i shtrin dorën. Për mua politika duhet të jetë serioze e parimore. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështetin kandidaturën time sepse nuk e kam në etikë pazarin.
Nëse zgjidhem kyetar, brenda 1 muaji do të ketë zgjedhje të parakoshme. Nëse bëhem kryetar i bashkisë dhe ndryshimet qeverisëse vonojnë dhe do më duhet të qeveris me një shumicë të këshillit bashkiak të PS, qasja ime do të jetë propozimi në të mirë të qytetarëve dhe do të jetë përgjegjësia e Këshilli Bashkiak për t’i votuar apo jo. Dhe i them se keni vetëm dy alternativa, ose përkrahni këto masa në dobi të qytetarëve, ose merrni me vete turpin dhe përgjegjësinë përpara qytetarëve të Tiranës.
Fitorja e PS në zgjedhjet e fundit ka qenë inorganike. Pakënaqësia është rritur. Kam parë se qytetarët po fitojnë shpresë dhe nga angazhimet e Lëvizjes Bashkë. Unë nuk bëj parashikime për rezultatin”, tha ndër të tjera Qori.
Komente

Po qe te frenohet procesi i integrimit europian qeke i zgjut ti
PërgjigjuPo s’e rregullove vete shtepine tende mos prit ta rregullojne te tjeret. Mbase je i ri e nik i mban mend vaporet amerikane qe do vinin se te fitonte zgjedhjet PD me 1991. I fitoi me 1992 po s’pame gje te vinin
Ishalla
Përgjigju